Ky është përkthim i një faqeje anglisht në origjinal.
Burime GNU për Programim
Kjo faqe përshkruan mjaft nga burimet e gatshme për programim për zhvillues GNU në makinat e Projektit GNU. Për hollësi të plota rreth privilegjesh dhe përgjegjësish të mirëmbajtësve GNU, ju lutemi, shihni dokumentin Informacion për Mirëmbajtës GNU dhe ndiqni gjithashtu Standarde GNU Kodimi. Mundet po aq të jetë me interes t’i hidhni një sy ndihmëzave për mirëmbajtës GNU dhe përmbledhjes rreth se ç’do të thotë që një paketë të jetë GNU.
Me bollëkun e kompjuterave jo të shtrenjtë që mund të xhirojnë GNU/Linux, si dhe me shtrirjen më të madhe të përdorimit të Internetit, sot shumë vullnetarë GNU kanë tërë lehtësirat kompjuterike që u duhen. Megjithatë, pasja e kompjuterave qendrorë ku vullnetarët GNU mund të punojnë së bashku pa qenë të shtrënguar të hapin kompjuterët e tyre për të tjerët ka ende përparësi.
Për këtë arsye, Free Software Foundation nxit fort projektet software GNU të
përdorin makinat e gnu.org
si bazë. Përdorimi i këtyre makinave
ndih tërthorazi vetë Projektin GNU, duke rritur njohjen e publikut për
GNU-në dhe përhapjen e idesë së punës së përbashkët për të mirën e
gjithkujt.
Savannah dhe kontroll versionesh
Nëse po zhvilloni një paketë zyrtare GNU, këshillojmë me forcë përdorimin e një depoje publike me kontroll versionesh te Savannah, shërbyesi strehë e GNU-së. Që ta bëni këtë, së pari krijoni për veten një llogari dhe mandej regjistroni paketën tuaj GNU. Pasi të jetë krijuar, do të jeni në gjendje të zgjidhni një sistem kontrolli versionesh, të krijoni faqe web për paketat tuaja, të administroni lejet për kontribuesit te faqet, si dhe mjaft gjëra të tjera.
Lista postimesh
Mirëmbajmë lista postimesh mbi paketa software-i GNU sipas nevojës, përfshi si listat automatike, ashtu edhe ato që mirëmbahen dorazi.
Kur një paketë GNU regjistrohet në Savannah, një ndërfaqe web u lejon zhvilluesve të krijojnë dhe administrojnë lista postimesh kushtuar kësaj pakete.
Në përgjithësi, çdo paketë software-i GNU e ka të domosdoshme pasjen të
paktën e një liste raportimi të metash, me emrin, si rregull,
bug-emër@gnu.org
, plus çfarëdo aliase që mund të jenë
të dobishëm. Duke përdorur Savannah-n, mund të krijoni lista për paketat
tuaja me emra si këta. Disa paketa kanë të përbashkët listën
bug-gnu-utils@gnu.org, por tani ju nxisim që për paketat të sajoni lista të
veta individuale.
Paketat mund të kenë lista të tjera për njoftime, për të kërkuar ndihmë, për të postuar kod burim, për diskutim mes përdoruesish, ose për çfarëdo që mirëmbajtësi i paketës mendon se mund të jetë e dobishme.
Arkivat e listave të postimeve për lista të administruara automatikisht mund
t’i gjeni te lists.gnu.org (arkiva mbox
që mund të shkarkohen përmes HTTPS-së), si edhe përmes
administruesit të listës. Arkivat për lista që mirëmbahen dorazi mbahen
zakonisht në /com/archive
te makinat e GNU-së.
Nëse një listë postimesh bëhet aq e madhe sa ta përligjë këtë, mund të
rregullojmë një grup lajmesh gnu.*
me lidhje të dyanshme te
lista e postimeve.
Faqe Web
Shërbyesi web kryesor GNU është www.gnu.org/.
Këshillojmë me forcë që paketat GNU të përdorin
https://www.gnu.org/software/emërpakete
si faqe
parësore të vetën.
Duke përdorur Savannah-n, zhvilluesit mund të krijojnë dhe mirëmbajnë faqet e tyre te URL-ja e dhënë përmes një “depoje web” CVS, veçmas prej depos kryesore të burimit të paketës (e cila mund të përdorë çfarëdo sistemi kontrollesh versioni që mbulohet). Më tepër hollësi rreth mirëmbajtjes së faqeve web GNU.
FTP
Sajti parësor ftp për software GNU, te https://ftp.gnu.org/
, i cili
ka pasqyra anembanë botës. Këshillojmë me
forcë që krejt paketat GNU t’i ngarkojnë këtu versionet hedhje në qarkullim
(përtej çfarëdo vendi tjetër që ju vjen ndoresh).
Ne përdorim një tjetër shërbyes për versione provë, që kështu njerëzit nuk
do t’i instalojnë duke menduar që janë gati për përdorim normal. Ky shërbyes
është https://alpha.gnu.org/
.
Dokumenti Informacion për Mirëmbajtësit e GNU-së ka hollësi të plota mbi procesin e ngarkimit me FTP, që është i njëjtë për të dy shërbyesit.
Llogari hyrjesh
Japim të drejta hyrjeje në makinat GNU për personat që kanë nevojë për to, për të punuar për software GNU. Pasja e një llogarie hyrjeje është një privilegj dhe përgjegjësi njëkohësisht dhe do të duhej të përdoreshin vetëm për punën tuaj me GNU-në. Udhëzimet si të përfitohet një llogari te makinat janë të shkruara veçmas.
Te makina me hyrje për këdo, zhvilluesit e paketës gsrc mirëmbajnë një hierarki të hedhjeve të
deritanishme në qarkullim të paketave GNU
(/gd/gnu/gnusys/live
), të përpiluara prej burimeve origjinale.
Që të përdoret, source /gd/gnu/gnusys/live/setup
.
Mundeni gjithashtu të përdorni një llogari GNU për email-in.
Hydra: Montime dhe testime të vazhdueshme kalueshmërie në platforma të tjera
Mjetet për montim të vazhdueshëm (të quajtura shpesh si mjete integrimi të vazhdueshëm) lejojnë që gabimet në programim të kapen sapo të jenë shfaqur në një projekt software-i, çka është veçanërisht e dobishme për programim në bashkëpunim.
Hydra është një mjet i lirë montimi të vazhdueshëm i bazuar në administruesin Nix të paketave. Përgjegjësit e instancës Hydra në Delft University of Technology kanë ofruar me bujari vende për Projektin GNU. Projektet te Hydra rimontohen pas çdo parashtrimi, ose ndryshimi në varësitë përkatëse, cilado që ndodh e para (te varësitë përfshihen mjedisi standard i montimit në përdorim, i cili në vetvete përmban versionet e reja të hedhura në qarkullim të GCC-së, GNU make, etj.)
Aktualisht mund të montojë software në GNU/Linux (i686
dhe
x86_64
) si dhe në FreeBSD, Darwin, Solaris dhe Cygwin, si dhe
mund të montojë për GNU/Hurd, GNU/Linux në arkitektura të tjera dhe MinGW.
Mund të furnizojë raporte kodi të prodhuara me LCOV. Përtej paketimeve të
burimit dhe paketave Nix, mund të montojë paketa për shpërndarje me bazë
deb
- dhe RPM
. Paketat mund të montohen kundrejt
versioneve më të reja të varësive përkatëse; për shembull, GnuTLS montohet
duke përdorur montime GNU libtasn1 dhe GNU libgcrypt që u
korrespondojnë versioneve më të reja përkatëse.
Përtej ndërfaqes web,
Hydra mund të dërgojë njoftime me email sa herë që gjendja e montimit për
një projekt të dhënë ndryshon—p.sh., nga ME SUKSES
në
DËSHTOI
. Kur një montim dështon, regjistri përkatës dhe pema e
montimit mund të shihen prej ndërfaqes web; kjo e dyta lejon shqyrtimin e
kartelave të prodhuara (për shembull, config.log
, ose
testsuite.log
), çka ofron ndihmëza për diagnostikim.
Te Hydra mund të kërkojë një vend cilado paketë software GNU. Secila paketë duhet të furnizojë “recetën e vet të montimit”, të shkruar në gjuhën Nix (një shprehje Nix, në zhargonin Nix) Shprehje Nix për projektet GNU mund të kihen përmes Git-it. Për projekte të thjeshta që përdorin mjete GNU montimi, të tilla si Automake dhe Autoconf, receta është pak a shumë e thjeshtë. Për shembull, shihni recetën për GNU Patch. Jeni të mirëpritur të kërkoni ndihmë te <hydra-users@gnu.org>.
Pasi të keni formuar recetën tuaj të montimit, dërgojeni me email te hydra-users@gnu.org
dhe kërkoni që të përfshihet te Hydra. Gjithashtu mos harroni të bëheni
anëtar i projektit
hydra-recipes
te Savannah. Kjo do t’ju lejojë ta
përshtatni drejtpërdrejt aktin e montimit të projektit tuaj.
Për të dhëna teknike rreth Hydra-s, ju lutemi, shihni doracakun e Hydra-s. Për më tepër hollësi, ju lutemi, shihni doracakun për Nix.
testues platformash: Testim dorazi për platforma të ndryshme
Një tjetër mundësi e dobishme për testim para hedhjesh në qarkullim është lista e postimeve të testuesve të platformave. Kur e lejon koha, personat në këtë listë montojnë versione paraprake për një larmi të madhe platformash, kur u kërkohet. (Na duhen vullnetarë që të trajtojnë kërkesat për testim! Thjesht pajtohuni te lista dhe filloni të merrni pjesë.)
Ndryshe nga mjeti Hydra përshkruar më sipër, lista e testuesve për platforma funksionon në thelb dorazi, ndaj çdo metodë ka përparësitë dhe mangësitë e veta. Gjithashtu, ekipi i testuesve për platforma mund të përdorë një larmi më të madhe platformash dhe përpiluesish se sa formësimi i Hydra-s.
Ndaj, nëse keni një version paraprak, mund t’i shkruani listës së postimeve, duke furnizuar (1) url-në e paketës burim, (2) datën e planifikuar për hedhjen në qarkullim dhe (3) adresën email te e cila duhen dërguar raporte montimesh. Montimet dhe raportet krijohen dorazi nga vullnetarë të listës.